29.2 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Berisha akuzon Ramën: “Njeriu që i përmbyti ka dy ditë që gënjen në mënyrë të turpshme shqiptarë, bën gjithçka të mos i dëmshpërblejë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të mos dëmshpërblyer banorët e përmbytur në zonat veriore të vendit.

“Njeriu që i përmbyti ka dy ditë që gënjen në mënyrë të turpshme shqiptarët. Në vend që të shkarkojë të gjithë zinxhirin e përgjegjësve, nuk di çfarë flet. Nuk shkoi dot në Shkodër, shkoi deri në Obot dhe u kthye siç shkoi. Bën gjithçka të mos i dëmshpërblejë. Nuk shkonte në Shkodër, shkonte në Sukth për të justifikuar Sakon dhe ballon e saj. Në kulmin e përmbytjeve Sako kishte organizuar ballo për kryeministrin te Kodra e Kuajve. E përgëzoj qytetarin që i tha “ne s’kemi përmbytje, shko në Shkodër”. Përfundoi në spital ai, ky i bërtiste qytetarit “burg, burg”. Ky amendament është shumë i rëndësishëm. Të krijohet fondi i rezervë sepse ligji shqiptar thotë “ai që përmbyt, ai paguan””, tha Berisha.

Sipas tij “trefishim i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë. Ky proces duhet të kishte përfunduar sipas të gjitha parashikimeve ligjore. Ky me një të rënë të lapsit përjashtoi 6 mijë shqiptarë të pushkatuar, familjet e tyre për të përfituar dëmshpërblimin simbolik. Për të justifikuar veprën e etërve të tij i përjashtoi. Për pedagogët e universitetit kërkohet rritja e pagave 30%”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...