28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Detaje mbi dy të miturat e gjetura në Përmet/Janë shoqëruar nga një mashkull rreth 45 vjeç

Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë. Policia e Tiranës njoftoi se ishin gjetur dy të miturat Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj.

Dy të miturat janë gjetur në një hotel shumë pranë qendrës së Përmetit. Sipas gazetarit Piro Nase, dyshohet se dy të shoqet e moshës afro 16 vjeçare, kanë qenë në shoqërinë e një mashkulli rreth 45 vjeç.

“Kanë ardhur mëngjesin e sotëm në hotel. Janë shoqëruar nga një mashkull rreth 45 vjeç. Të dyja kanë ardhur me një linjë furgoni nga Tirana. Furgoni ka pasur një ngjyrë të errët. Të dyja vajzat kanë shkuar në hotel.

opennews.al

Punonjësit e Policisë i kishin në mbikqyrje vajzat dhe kanë kontaktuar me to në ambientet e klubit të hotelit. Aty janë larguar nga ky hotel dhe janë dërguar në Komisariat. Vetëm sot Komisariati ndërhyri për t’i marrë të dyja minorenet.

Priten dy psikologë të specilizuar nga Tirana që t’i marrin në pyetje. Ndoshta ky mashkull është shoferi i rastësishëm. Vajzat kanë qenë shumë të qeta. Kanë mirëpritur punonjësit e Policisë së Përmetit. Nuk kanë bërë rezistencë. Janë gjetur në një hotel në afërsi të qendrës së Përmetit”, ka thënë gazetari.

Ndërkohë, vetë dy të miturat kanë thënë se janë larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë me dëshirë pasi prindërit nuk silleshin mirë me to. Policia e Tiranës njoftoi se Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të nisen drejt kryeqytetit. Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, pretendonte se vajzat ishin mashtruar, ndërsa shtonte se e bija vuante nga astma dhe duhej që të kthehej për të marrë mjekimin e nevojshëm.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...