20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

BE zbut tensionet për targat në veriun e Kosovës , Borrell : Kemi një marrveshje

BBC ka kryer një analizë në lidhje me çështjen e targave të Kosovës dhe Serbisë. Kosova i kthehet negociatave nën presionin e aleatit të saj kryersor, SHBA.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për hapat për të zbutur një mosmarrëveshje për targat serbe të makinave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: “Kemi një marrëveshje!” dhe tha se të dyja palët do të përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Kosova kishte kërcënuar se do të fillonte t’i gjobisë shoferët nga e enjtja nëse ata vazhdojnë të përdorin targat e lëshuara nga Beogradi.

Por bisedimet e Brukselit rezultuan në një marrëveshje. Zoti Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova nuk do të kërkojë që automjetet me targa serbe të riregjistrohen.

Të hënën ai shprehu zemërim kur Kosova refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.

Por Kosova iu kthye negociatave nën presionin e aleatit të saj kryesor, SHBA-së, raporton korrespondenti i BBC-së për Ballkanin, Guy Delauney.

Ai thotë se marrëveshja tingëllon identike me propozimin e BE-së në tryezë në fillim të kësaj jave.

Autoritetet e Kosovës duan që minoriteti etnik serb të dorëzojë targat e tyre të lëshuara nga Serbia. Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se targat që datojnë para luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme.

Policia e Kosovës do të vendoste gjoba prej 150 € (130 £; 154 dollarë) për mbajtësit e targave të lëshuara nga Serbia. 50,000 serbët në veri të Kosovës pranojnë vetëm institucionet lokale serbe, dhe ka pasur demonstrata kundër politikës së targave të Prishtinës.

Para kompromisit të së mërkurës, Serbia këmbënguli që automjetet që kalonin kufirin e saj nga Kosova të mbanin afishe të prodhuara nga Serbia në targat e tyre kosovare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar të hënën në Bruksel bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Serbët e Kosovës u mblodhën sërish të mërkurën kundër qeverisë së zotit Kurti, ndërsa bisedimet në Bruksel rifilluan mes zyrtarit serb Petar Petkovic dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi.

Në qytetin e ndarë të Mitrovicës – për një kohë të gjatë një pikë përplasjeje midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve etnikë – qindra gra serbe akuzuan Prishtinën se po kërkonte të “getojë” pakicën serbe. Ata mbanin në duar pankarta “Duam paqe” dhe “Kurti, fëmijët nuk të japim ty”.

Rreth 3,700 trupa paqeruajtëse të NATO-s mbeten të dislokuara në Kosovë – forca e KFor-it – për të parandaluar çdo shpërthim në ish-krahinën serbe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...