26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Mark Zuckerberg/ Facebook censuron Trump për një kohë të pacaktuar

Të enjten, CEO i Facebook Mark Zuckerberg tha se llogaritë e Presidentit Trump në Facebook dhe Instagram do të bllokohen “për një kohë të pacaktuar”, të paktën për dy javët e ardhshme para Ditës së Përurimit të Presidentit të zgjedhur.

“Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë shumë të mëdha,” tha Zuckerberg në një deklaratë të enjten.

“Prandaj, ne jemi duke zgjatur bllokimin që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.”

Deklarata e Zuckerberg erdhi pasi Facebook fillimisht i kishte thënë për Fox News se Trump do të rifitonte aksesin në Facebook të enjten mbrëma, pasi u pezullua përkohësisht për shkak të shkeljeve të politikës së rrjetit social.

Llogaria e presidentit u pezullua pasi postoi një video që u thoshte protestuesve që sulmuan ndërtesën e Kapitolit, të “shkonin në shtëpi”, por duke pohuar se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin “vjedhur”.

Zuckerberg, shtoi se “24 orët e fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden”.

“Vendimi i tij për të përdorur platformën e Facebook për të folur më tepër sesa për të dënuar veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kapitolit, ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën,” shkroi Zuckerberg.

“Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse gjykuam se efekti i tyre – dhe me gjasë qëllimi i tyre – do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme.”

Zuckerberg shtoi se “përparësia për të gjithë vendin duhet të jetë tani të sigurojë që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas përurimit të kalojnë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...