24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

SPAK përfundon për hetimet për tragjedinë e Gërdecit/ Mediu: “Akuza politike, s’ka asnjë dokument shtesë”

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku do t’i komunikohen dy akuza.

Pas rreth një ore në SPAK, Mediu ka thënë para gazetarëve se i është komunikuar e njëjta akuzë si në 2019, ajo e shpërdorimit të detyrës, madje e firmosur nga po të njëjtët prokurorë.

Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur.

Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm.

 

 

Në dijeni për vendin kanë qenë të gjithë. Një muaj ka qenë një mbledhje me ekipin amerikan ku është cilësuar si një nga strukturat më të mira Gërdeci në demontimin e municioneve, kush mund ta certifikojë një proces ushtarak? Ministri?

Një proces kërkonte që ministri të pyetet sa kohë ka një akuzë, unë kam kërkuar dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAK sa herë të kërkojë për çdo dokument që kam firmosur”, tha mediu.

Ndërkohë avokati i Mediut u shpreh se kjo është një “qëndrim absurd dhe një akuzë e ngjizur nga hiçi”.

Dita e sotme konfirmoi këtë qëndrim absurd, pa patur çështje të regjistruar. U ngjis nga hiçi për përpjekje e dytë, më shumë sesa e dytë, se ka disa përpjekje të tjera, dhe vijmë sot në sitën ë njoftimit të akuzës, që është jo vetëm e njëjta akuzë, por dhe nga të njëjtët prokurorë. Kjo është një gjë e paparë nga ana ime e përvojës”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...