26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbardhen mesazhet e ish agjentit të FBI, lidhjet dhe takimet me qeverinë Rama, Kosovës dhe Malit të Zi

Mediat shqiptare dhe ato botërore po “ziejnë” sa i takon skandalit me ish agjentin e FBI Charles McGonigal, dhe lidhjet me Shqipërinë, pas takimeve “sekret” që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe shumës prej 225 mijë dollarë që ai ka marrë nga një ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, më konkretisht Agron Neza, që në dosje identifikohej si “Personi A”.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Për PS këto akuza janë veçse një tymnajë e ngritur nga opozita vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga provat e reja sa i takon cështjes së “21 janarit”.

Janëdisa komunikime, mesazhe të cilat faktojnë marrëdhëniet që ish agjenti i FBI ka pasur me politikanë në Shqipëri, përfshirë kryeministrin Edi Rama apo njerëz të afërt me të, qeverinë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në dosje citohen edhe dhuratat dhe pagesat që ish agjenti i FBI, ka marrë. Mes mesazheve jane edhe ato me Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, i cili dyshohet se i ka dhënë pagesat McGonigal.

Zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Sipas akuzës, McGonigal u takua me “Personin A” në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të hetojë lidhjet e Ramës me këtë aferë dhe paralajmëroi kërkesën për hetim parlamentar për ato që ai i quajti “lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme”.

Ndërkohë dje në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...