34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Marrja e Presidencës së BE nga Spanja, Xhaçka pret në Tiranë homologun spanjoll

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim homologun spanjoll Jose Manuel Albares Bueno. Kjo vizitë i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit.

Gjatë konferencës Xhaçka u shpreh se kjo vizitë është provë e vëmendjes së posaçme që Spanja po i kushton vendit tonë dhe rajonit.

Xhaçka: Ministri Albares na prezantoi linjat kryesore të Presidencës spanjolle. Ndajmë të njëjtin mendim, që zgjerimi nuk është thjesht një instrument i BE, por është vetë esenca e Unionit.

E informova homologun Albares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Deri në fund të 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit.

Kërkova mbështetjen e Spanjës në lehtësimin e diskutimeve në Këshill, për një vendim pozitiv për hapjen e grupit të kapitujve themelorë. Ramë dakord për nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi mes vendeve tona. Synimi, arritja e një koordinimi sa më të mirë të punës për çështjet e integrimit evropian.

Në këtë memorandum parashikohet që Spanja, të na mbështesë duke ofruar shërbime konsulence dhe asistencë teknike. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dimensioni mesdhetar i politikave tona të jashtme. Shqipëria mirëpret prioritetet e politikës së jashtme të Spanjës në këtë rajon, në kuadër të Presidencës të Këshillit.

Mirëpresim faktin që në vitet e fundit politika e jashtme spanjolle është orientuar edhe drejt Mesdheut Lindor, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Forcimi i bashkëpunimit BE-BP është bërë më i rëndësishëm se kurrë si pasojë e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe Spanja, në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën dhe vënien e Rusisë para përgjegjësisë.

Qasja strategjike e Spanjës ndaj rajonit tonë është veçanërisht e mirëpritur. Mirënjohës për angazhimin e BE dhe partnerëve amerikanë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ne shpresojmë që marrëveshja do të zbatohet në një kohë sa më të shkurtër. Kjo do të kishte një ndikim shumë pozitiv për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

Është në të mirën e rajonit dhe të vetë BE, që me Kosovën të ketë një angazhim sa më të gjerë e konstruktiv. Në fokus të bisedës, edhe vlerësimi i bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh Shqipëri-Spanjë.

Ekziston një potencial i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike, arsimore dhe turizmit. Konstatohet një rritje e turistëve që vijnë nga Spanja, si dhe një rritje e interesit të bizneseve spanjolle për të investuar në Shqipëri.

Konfirmova vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për nxitjen e mëtejshme të një bashkëpunimi sa më të ngushtë me Spanjën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...