893 TË SHËRUAR DHE 975 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 975 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 975 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 328 raste pozitive.
COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orë të fundit/ 975 raste të reja dhe 12 humbje jete
POSTIMET E FUNDIT
Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...
“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...
“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...
Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...
Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...






