28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha/ A do të pranonte një debat publik me kryeministrin Edi Ramën?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nëse do të pranonte një debat publik me kryeministrin Edi Ramën, tha se kjo është detyrim qytetar.

Sipas tij, është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës.

Basha: Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është një detyrim ndaj qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë tu thotë njerëzve çfarë ka bërë.

Detyrimi im para shqiptarëve është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është  baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojmë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në një realitet normal.

Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrim i tij të thotë pse kërkon një mandat të tretë. Është detyrë e imja t’ju them pse e kërkoj mandatin.

Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit.

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...