28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë uron 28 kandidatët e çertifikuar / “Mbështesim SPAK-un dhe ata që do të luftojnë krimin e korrupsionin”

Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar fat të mbarë 28 kandidatëve të çertifikuar, që u kualifikuan në procesin e verifikimit të kushteve të sigurisë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe që tani do të fillojnë trajnimin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërkohë që Ambasada shton se së shpejti pret një tjetër thirrje nga BKH për rihapjen e garës për kandidatë, për të forcuar më tej këtë institucion.

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri” !

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...