27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vrasja e Ridvan Hysenit/ Policia e Shkodrës vë në pranga një nga autorët e krimit

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Mushan”, duke vënë në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. H.

Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë 34-vjeçari Hydajet Mehmedaj ,banues në fshatin Mushan, pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Ridvan Hyseni.

Dyshohet se Hydajet Mehmedaj ka bashkëpunuar në krim me Duel Mehmedaj (i shpallur në kërkim), si dhe me 25-vjeçarin Milkjor Gjoka që u arrestua ditën e ngjarjes.

Arrestimi i Hydajet Mehmedajt u bë pas informacioneve të marra nga policia, që e lokalizoi teksa po qëndronte në një bar-kafe në fshatin Mushan.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mushan”.
Vihet në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. H.
Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...