23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Athinë/ Pas një sherri për motive banale, qëllohet shqiptari me plumb në kokë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget.

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Të shtunën u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të ditës së sotme, shqiptari ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35 vjeçari grek i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shqiptari, me origjinë nga Fieri, rezulton person me precedentë të rëndë penal dhe ka dalë së fundmi nga burgu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...