28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e jetës së një 60-vjeçari. Si pasojë e përleshjes me mjet prerës, ka mbetur i vdekur Rrapush Memolla, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”. Dyshohet se pas një konflikti, 25-vjeçari Meklan Meçe ka goditur me thikë fqinjin e tij, Rrapush Memolla.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të riut. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, autori i dyshuar ka pësuar dëmtime të lehta në dorë gjatë përleshjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...