32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Teuta e ka mbyllur fazën e tretë në krye me 49 pikë/ Durrsakët pretendentë për Kupën, drejtuesit vendosin premio për fitimin e titullit kampion

Teuta e ka mbyllur fazën e tretë vetme në krye me 49 pikë, dy më shumë se Partizani dhe Vllaznia që e ndjekin nga pas. Gjithashtu, durrsakët janë pretendentë edhe për Kupën, pasi janë vetëm 180 minuta larg fitimit të këtij trofeu.

Pozicioni aktual nuk mund të konsiderohet si rastësi për durrsakët, pasi që në verë është investuar për objektivat madhorë. Për të motivuar ekipin mësohet se drejtuesit kanë vendosur premio për lojtarët për fitimin e dy trofeve. Për fitimin e titullit kampion, presidenca e Teutës ka akorduar një premio prej 100 mijë eurosh për skuadrën.

Gjithashtu, ekipit i është premtuar se në rast të fitimit të Kupës, shpërblimi që akordon FSHF-ja për këtë kompeticion do t’i shpërndahet skuadrës. Pra bëhet fjalë për një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetër. Këtë iniciativë të drejtuesve të presidencës së Teutës për shpërblimet për trofetë e ka konfirmuar edhe kapiteni i skuadrës, Renato Arapi.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...