27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

I kërkoi gruas një takim për t’u “sqaruar”, takimi fatal burri vret gruan pastaj veten

Një 42-vjeçar, Angelo Reina, me origjinë nga Valderice, ka vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Marisa Leo, 39 vjeçe, me origjinë nga Salemi.

Reina i kërkoi gruas një takim për t’u “sqaruar”, në biznesin e familjes dhe pasi u takuan e vrau.

Trupi i pajetë është gjetur nga policia rrugore. Viktima e kishte denoncuar ish-in për përndjekje në vitin 2020.

Burri i drejtoi armën viktimës dhe qëlloi të paktën tre të shtëna. Çifti kishte një vajzë trevjeçare, por të dy nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Ai i kishte kërkuar një takim për t’u “sqaruar”, takim ky që rezultoi fatal për 39-vjeçaren.

“Komuniteti ynë është i tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen për një tragjedi absurde dhe të papranueshme. Unë i shpreh ngushëllimet dhe afërsinë time familjes në emër tim, Administratës dhe gjithë qytetit të Salemit. Përqafojmë familjarët në kujtim të një vajze me diell që e donte jetën. Dita e varrimit do të jetë zi në qytetin e Salemit: duhet të kthejmë në qendër të vëmendjes një fenomen të papranueshëm dhe të padurueshëm siç është femicidimi. Mirupafshim Marisa…”, kështu kryebashkiaku i Salemit, Domenico Venuti, për tragjedinë që ka shkatërruar qytetin në provincën e Trapanit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...