29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vetëvritet i dënuari në burgun e Shënkollit në Lezhë, kishte shfaqur probleme shëndetësore

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari Qerim Hani është dërguar pa shenja jete në spital.

Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është konstatuar rreth orës 12:20 në ambientet e dusheve të godinës nr 5, në katin e tretë të kësaj godine në seksionin e masave mjekësore.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes.
Fillimisht 38-vjeçari mësohet se është konstatuar me shenja jete në ambientet e dusheve, dhe në këtë moment punonjësit e shërbimit kanë njoftuar mjekun roje të spitalit të burgut.

I burgosuri kishte mbërritur në ambientet e IEVP Lezhë nga burgu i IEVP Krujë në datën 27.11.2021.
Transferimi i tij është bërë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur, dhe në IEVP Lezhë ai ishte me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim ‘Respiridon dhe Amitriptiline’

Në momentin e konstatimit me shenja jete pak pas mesditës së kësaj të enjteje, ai është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës me shenja jete, por ka ndërruar jetë më pas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...