11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjirokastër/ Arrestohen 4 shtetas të huaj, pasi trafikonin lëndë narkotike në vendin tonë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 4 shtetas të huaj, pasi trafikonin lëndë narkotike në vendin tonë.

Dy izraelitë dhe një zviceran u kapën pasi në automjetin që lëviznin këta shtetas u gjet një sasi lënde kanabis në formë çokollate dhe 2 peshore elektronike.

Një shtetas tjetër nga Kroacia u ndalua pasi gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjet kanabis.

Shërbimet kufitare në Kakavijë vijojnë kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore.

Njoftimi i Policisë:

PKK Kakavije/Kontrolle intensive për të garantuar qarkullimin e ligjshëm të shtetasve dhe mallrave, në hyrje/dalje, si dhe për të goditur paligjshmëritë.

Nga kontrollet, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së.

Për të dyja rastet, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa (në sasi dhe në formë çokollate), 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë.

Krahas angazhimit maksimal, 24/7, për të ofruar shërbim të shpejtë, cilësor dhe me etikë, përgjatë të gjithë sezonit turistik 2023, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje dhe ato të bazuara në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Nga kontrollet, në dalje të vendit, u goditën 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar cannabis sativa, raste për të cilat specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 25 vjeç, banues në Zvicër, I. D., 23 vjeç, banues në Izrael dhe R. A., 23 vjeç, banues në Izrael, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet lëndë narkotike cannabis sativa, në formë çokollate dhe 2 peshore elektronike;

-D. P., 24 vjeç, banues në Kroaci, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike e të dyja rasteve, 2 peshoret elektronike, 2 automjetet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...