24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Gabriel nuk ia doli, luftoi si luan, por…” 16-vjeçari shqiptar donte te behej futbollist por humbi jeten ne aksident

Adoleshenti shqiptar, i cili pësoi aksident me një triçikël pranë banesës së tij në Itali, është ndarë nga jeta.

16-vjeçari Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij në një lokal dhe po kthehej në shtëpi.

Por ajo që duhet të ishte një mbrëmje e bukur me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e mbërritjes në banesë.

Pas aksidentit me triçikël, ai është rrëzuar në tokë dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ngjarja ndodhi mesnatës e së martës në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua në spital me helikopter por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua nga babi i tij, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.

Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919 shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.

“Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi. Por tashmë ëndrra e tij për tu bërë futbollist është prerë në mes.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...