21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali dhe shoku i tij, grabisnin njerzit me skuter

Karabinierët e Milanos arrestuan dy të mitur 17-vjeçarë, njëri italian dhe tjetri me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se janë të përfshirë në 9 grabitje.

Dispozita rrjedh nga veprimtaria hetimore e kryer nga stacioni Milan Porta Monforte , i cili bëri të mundur identifikimin e dy autorëve të grabitjeve të shumta, të kryera të gjitha midis muajve mars dhe qershor 2023 në mënyra të dhunshme, kryesisht gjatë natës dhe ndaj të rinjve.

Pas denoncimit të bërë nga një prej viktimave të reja, hetimet kanë nisur menjëherë me kqyrjen e rrjeteve sociale, të cilat kanë çuar në identifikimin e profileve të sulmuesve, duke lejuar kështu identifikimin e plotë të tyre.

Aktivitetet hetimore u zhvilluan më pas nëpërmjet një analize të kujdesshme të pamjeve nga kamerat e vëzhgimit me video dhe një studimi të thelluar të të gjitha krimeve të ndodhura me metoda dhe rrethana të ngjashme.

Kështu u rindërtua dinamika e katër grabitjeve të kryera me një modus operandi të përcaktuar mirë.

Të dy, me skuterë të vjedhur, identifikuan dhe arritën tek viktimat kryesisht në zona me ndriçim të dobët dhe më të izoluar në Corso Lodi.

Pasi i afroheshin viktimave me një justifikim, si për shembull duke kërkuar një çakmak ose një cigare, i sulmonin dhe i rrihnin, duke i detyruar, nën kërcënimin se do t’i thernin, të dorëzonin gjithçka që kishin me vete: nga smartfoni te kufjet Bluetooth, nga portofoli te rripi apo kapelja.

Përveç grabitjeve, dy të arrestuarit kishin lidhje edhe me një tentativë vjedhjeje në dyqan që përfshinte thyerjen e një qepeni, vjedhjen e dy skuterëve dhe një smartphone nga një i mitur pranë një shkolle dhe marrjen e një motoçiklete.

Më tej, gjatë kontrollit të kryer në momentin e arrestimit, policia gjeti në posedim të njërit prej dy të dyshuarve, një smartphone i cili ishte objekt i grabitjes së kryer në Riccione gushtin e kaluar ndaj një 20-vjeçari.

Dy të miturit, me precedentë për krime të ngjashme, u arrestuan dhe u dërguan nga Karabinierët, me urdhër të gjykatësit hetues, në burgun e të miturve Beccaria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....