24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rrugorja e Tiranës plan masash për menaxhimin e trafikut për ditën e parë të shkollës

Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të kryeqyetit kanë hartuar një plan masash me rastin nisjes së vitit të ri shkollor.

Nesër do të nis shkolla për arsimin parauniversitar dhe pritet shtimi i lëvizjes së automjetve të cilët mund të shkaktojnë rradhë të gjata trafiku në qytet. Për këtë po merren masa që lëvizja nga nesër e në vazhdim të mos jetë e mbingarkuar.

Këmbësorët udhëzohen që të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta. Përdoruesit e biçikletave dhe motorëve elektrikë udhëzohen të kenë një kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu rekomandohet që të mos përdoret makina për distanca të shkurtra.

Më herët ministri i Brendshëm, Balla së bashku me kryebashkiakun Veliaj patën një takim me strukturat drejtuese të policisë për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, me rastin e rritjes së fluksit të lëvizjeve, në nisje të vitit shkollor 2023-2024 dhe për këtë apelojnë për përdoruesit e rrugës:

✅Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

✅Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

✅Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta.

✅Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.

✅Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

✅Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

✅Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hypjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.

✅Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Tiranë iu urojnë suksese, të gjithë nxënësve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, gjatë vitit shkollor 2023-2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...