22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Marok/Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërmkimet për të gjetur të mbijetuar, mbi 2100 të vdekur

Ekipet e shpëtimit marokenë, të mbështetur nga ekipe nga jashtë, vazhdojnë sot në një garë gjithnjë e më të dëshpëruar kundër kohës për të gjetur të mbijetuar në rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për qindra njerëz të pastrehë. Shtëpitë e këtyre të fundit u shndërruan në grumbuj rrënojash, pas tërmetit që goditi Marokun, duke lënë pas 2122 të vdekur.

Autoritetet marokene njoftuan të dielën se ata ishin përgjigjur pozitivisht, “në këtë fazë” ndaj ofertave nga katër vende “për të dërguar ekipe kërkimi dhe shpëtimi”. Këto janë Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto grupe do të kontaktojnë homologët e tyre në Marok për të koordinuar përpjekjet, shpjeguan autoritetet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga ministria e Brendshme. Spanja njoftoi se kishte dërguar tashmë 86 shpëtimtarë në Marok, të shoqëruar nga tetë qen të trajnuar posaçërisht, ndërsa një avion humanitar u nis të dielën nga baza ajrore Al Udeid e Katarit. Disa vende të tjera, Franca në SHBA dhe Izraeli, i kanë ofruar ndihmën e tyre Marokut pas tërmetit shkatërrues që vrau të paktën 2,122 njerëz dhe plagosi 2,421 të tjerë, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara dje nga ministria e Brendshme. Në pritje të vendosjes së ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit në terren, autoritetet marokene filluan ngritjen e tendave në Atlasin e Lartë, ku fshatrat u shkatërruan plotësisht nga tërmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...