17.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Gjirokastër/ Drejtori i spitalit, Sokol Feruni, hotel pa leje mbi Kala..

Rasti i Hotel “Fantasy” në Kalanë e Gjirokastrës, ndërtuar pa leje nga Sokol Feruni, drejtori aktual i spitalit rajonal “Omer Nishani”, është provë e qartë, që tregon lidhjen e fortë në interesa kriminale anti-shtet, të kupolës së qeverisë me kupolën e drejtësisë, ku e para lejon krimin, ndërsa e dyta nuk e ndëshkon.

opennews.al

Edhe pse, për ndërtuesin e këtij hoteli gjigand në majë të Kalasë, ka nisur hetimi penal dhe është kërkuar prishja e tij, shefi i Prokurorisë- Gjirokastër, Julian Çafka po e sjell vërdallë dosjen me hapje-mbyllje-rihapje e bllokime.

Deri tani, dosja e Hotel “Fantasy”, ka kaluar në duart e 4 prokurorëve të Gjirokastrës dhe nuk po çohet për gjykim, qëllimisht për ta harruar e zhdukur si kallëzim.

Bllokimi i dosjes hetimore, nuk ka shkak mungesën e provave, mbasi provë e qartë dhe e plotë, është hoteli 3 kate i ngritur si “kala rilindëse” mbi kalanë historike të Gjirokastrës; por janë lidhjet në interesa të “trimit” Sokol Feruni, me Bablokun e qeverisë dhe Gent Ibrahimin e KLP.

Hoteli nuk ka leje miratimi nga Monumentet e Kulturës, mbasi as ish-ministrja Kumbaro, deputete e qarkut, e as ministrja aktuale Elva Margariti që shkojnë atje si kliente preferenciale, nuk guxuan ta bëjnë këtë zullum me letra, por së bashku me Bashkinë… heshtën e po heshtin.

Sepse ndërtimin, nuk e ka bërë ndonjë qytetar i zakonshëm, por e ka bërë Sokol Feruni, disa herë drejtor i “Rilindjes” në Gjirokastër, fillimisht në krye të OSHEE, kur çonte në burg hallexhinjtë për energjinë dhe lejonte vjedhje me faturime kioskash, nga biznese “VIP”.

opennews.al

Qysh prej muajit mars 2018, “rilindësi” Sokol Feruni është emëruar me “konkurs” në postin Drejtor i Spitalit Gjirokastër, ku kanë nisur disa hetime edhe për vdekje nënash në lindje e zullume financiare, por janë lënë në heshtje nga 3 prokurorët, “klientë konfidencialë” të hotelit.

Nëse dikush e ka “harruar”, po kujtojmë edhe këtë fakt: Drejtori spitalor Sokol Feruni, në vitin 2018 ka qenë personazh i dosjes penale për 600 kg kanabis, të cilën e linte në ruajtje te një banor i komunitetit rom; por pas 2 vitesh hetime nga prokurori mashtrues, hajdut e dhunues fizik Emror Haxhi Kasa; u dënua vetëm banori Rom, ndërsa drejtori Feruni nuk u prek.

FAKT/ Ndërtimi i këtij hoteli në Kala, ku prej 70 vitesh ndalohen ndërtime; dënohet me 7 vite burg e rrafshim objekti, sipas Nenit 199/3 të Kodit Penal; krim për të cilin Sokol Feruni i spitalit është në hetim, por as nuk po thirret për t’u pyetur.

opennews.al

Ja si po zhduket dosja penale “Feruni-Hotel Fantasy”?

– Hetimin e filloi prokurori Sajmir Bahiti; të cilit, iu hoq me urdhër të krye-prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka, që vendosi ta hetonte vetë.

Faktet e konstatuara, tregojnë se Çafka e ka manipuluar dosjen penale, jo se është “trim”, apo se është “klient fantastik” i hotelit Hotel “Fantasy”, por me urdhër të Kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi, i cili sa herë ka shkuar në Gjirokastër, me rekomandim të vartësit Çafka ka qenë bujtës në këtë hotel, me pronar personin në hetim Sokol Feruni.

– Pas tij, dosjen e ka marrë në hetim prokurori Adnand Aqif Hoxha, i cili në mos për “motive të tjera” nga Tirana, ligjërisht ka ndeshur bllokazh, mbasi dosja është shkatërruar nga krye-prokurori Julian Çafka, me falsifikime e pastrime provash; paçka se është për ndërtim të paligjshëm, dëmtim monumetesh historike e pastrim parash me burim trafikun e drogës dhe korrupsionin.

Paprekshmërinë e hotelit “Fantasy” dhe të drejtor Sokol Ferunit; e dëshmon dhe fakti, se gjatë 2 vizitave në Gjirokastër, kryeministri Rama u relaksua në këtë hotel bashkë me kandidatët për deputetë, ku çuditërisht, pjesë “ahengu” ishte dhe vetë kryeprokurori i Gjirokastrës, i ftuar nga pronari Sokol Feruni.

E kur bëjnë “amin” kryeministri, kryeprokurori rajonal dhe shefi i KLP; shefat e Bashkisë heshtin jo vetëm se kanë frikë, por sepse edhe vetë janë pjesë e këtij akti kriminal; madje e sajdisin këtë hotel me pagesa për mbledhje, konferenca e pritje-përcjellje, ku kryesore janë darkat me ministrat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT