18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Qeveri dështoi me mbylljen e lojërave të fatit, pasi u rrit informaliteti

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se nuk shqetësohet për kompanitë që do të ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme, tha Tabaku.
‘Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet që kufizohen rrisin informalitetin dhe krijojnë ilegalitet. Diçka që e kemi thënë edhe në 2018 ku patëm diskutime për këtë çështje.

Kërkesa jonë atëherë ka qenë që ta rregullojmë tregun me këto operatorë që janë këtu dhe që të mos përpiqemi që ta përqendrojmë pra eliminojmë konkurrencën, të japim pak licenca dhe ta ulim ushtrimin e tregut në këto katër pesë licenca që jepen dhe faktikisht kjo ndodhi. Aktiviteti u shtua në mënyrë informale dhe qeveria a ishte e paaftë, e pazonja apo e korruptuar këtë e dini si ju edhe qytetarët që e lejoi të lulëzonte në terren.
Rikthehemi në një moment ku ligji ka ardhur për bastet sportive online. Nga ky rikthim mua më lindin disa shqetësime duke parë ligjin. Na rezulton se nga raporti i konsultimeve publike të gjithë ato grupe apo kompani që janë konsultuar nuk na rezulton të ketë ushtruar aktivitetin e basteve sportive. Pra janë konsultuar, FSHF, KOKSH, Sepcial Olympics in Albania dhe më pas katër apo pesë kazino apo rezorte që i shikoj nga emrat sepse e pyeta ministrinë e financave dhe akoma nuk kemi një informacion. A jeni konsultuar dhe ju?
Së dyti, në lidhje me Këshillin Shqiptar që trajton problemet e lojërave të Fatit. Një nga problemet që unë kundërshtova me MFE ishte reklamimi me mediat online. Si është në vendet e reja kjo praktikë? Duke pasur parasysh dhe teknologjitë e reja dhe algoritmet që përdoren që ta risjellin në vëmendje.
Në relacionin dhe projektligj argumentohen disa kritere, specifikash në nenin 11 të tij, ku parashikohen këto kritrere në lidhje për ato që do ushtrojnë këtë aktivitet dhe do licensohen; Kapitali themeltar jo më pak se 40 mln lekë, një nga aksionerët duhet të ketë eksperiencë në vendet e BE dhe OECD. Që këtu janë katër kompani që kanë këto kritere. Pra po ndodh pak a shumë si tek inceneratorët. Fiton kompania që ka disa aksione një kompani e huaj sa fitohet licenca kompania e huaj ikën dhe e merr licencën vetëm kompania shqiptare. Këto kritere bien në sekond të gjitha dhe licencat do të jepen vetëm për këto kompani që kanë marrë leje.
E para rritja e informalitetit dhe e dyta përqendrimi në pak duar. Çfarë bën përqendrimi në pak duar? Nuk shqetësohem për kompanitë që ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. Është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca dhe për këtë ka folur Transparency International kur tregon kapjen e shtetit. Se këto ligje këto bëjnë dhe orientojnë kur këto kompani ushtrojnë aktivitetin.’- u shpreh Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...