32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

“Më e rëndësishmja e dekadës së fundit”,Shqipëria drejton sot seancën për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria do të drejtojë ditën e sotme një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Do të jetë kreu i qeverisë, Edi Rama që do të drejtojë këtë seancë të nivelit të lartë fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, por dhe adresimi i nevojave aktuale dhe të ardhshme humanitare, ku të pranishëm do jenë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Takimi do të nisë në orën 11:00 me orën lokale, ndërsa tema për diskutim në Këshillin e Sigurimit do të jetë “Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Në OKB është i pranishëm edhe presidenti Bajram Begaj, i cili do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën.

Kryeministri Rama nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB tha se shpreson që ky debat i hapur të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

Këshilli do të mblidhet për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia. Do të kem nderin të kryesoj këtë takim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh. Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit”, tha Rama një ditë më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....