2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Rama mban fjalën si kryeministër në KS, nga agresoni rus në Ukrainë tek pavarësia e patjetërsueshme e Kosovës

Edi Rama mbajti fjalën e tij në Këshillin e Sigurisë në OKB. Rama u ndal tek rreziku bërthamor që sjell agresioni rus në Ukrainë. Sipas tij, kjo luftë nuk është diçka që kërcënon vetëm botën perëndimore pasi shumë jetë të pafajshme po humbasin dhe kërcënimi është i madh për të gjithë botën.

Edi Rama:
“Një agresion në zemër të Evropës nuk është vetëm e Evropës sic disa mendojnë apo thonë. Ciniket mund të thonë që ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që të merret me të. Madje mërmërisin se çfarë ka bërë do të të bëhet, duke nënkuptuar se është një hak i natyrshëm.

Kështu është vërtetë? Ju ftoj të mendoheni dy herë.

Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur, nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet për aq kohë sa do vazhdojë kjo luftë. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen hera herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë larg qoftë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe. Është e po aq e paimagjinueshme një luftë sot sa ishte një lufte dje”, tha Rama.

“Më lejoni t’ju tregoj shembullin e Ballkanit Perëndimor, ata që kanë parë luftën si rrugë për arritjen e objektivave të tyre, në fakt janë penduar. Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin lindjen e republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale. Pavarësia e Kosovës që është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh.

Nëse paqja në rajonin tonë është e prekshme, kjo ka të bëjë me mësimet e nxjerra nga e shkuara. Duke ecur përmes bashkëpunimit dhe jo duke krijuar barriera. Karta e Kombeve të bashkuara na bën thirrje për të jetuar në paqe. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të ngrihet për paqen, të qëndrojë krah të agresuarit dhe jo agresorit, faleminderit”, është shprehur Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT