23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Identifikohet autori i plagosjes ndaj efektivit , 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion

Personi i dyshuar për plagosjen ndaj efektivit të Shqiponjave është Klered Bozhani, 42 vjeç.

Ai qëlloi ndaj Forcave Shqiponja në zonën e Porcelanit pasditen e sotme. Si pasojë mbeti i plagosur efektivi Edlir Alleshi.

Forcat Shqiponja pas njoftimit se në zonën e Porcelanit qarkullonte një person i armatosur, kanë shkuar në vend dhe janë vënë në ndjekje të tij. Ai i është kthyer duke qëlluar me armë dhe plumbat kapën efektivin Alleshi.

Kanë qenë shokët e tij që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas një ambulancë e ka marrë drejt Traumës, atje ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, autori i plagosjes dyshohet se u largua nga vendngjarja me një makinë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...