24.9 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

“I tregove botës si t’i përgjigjesh gënjeshtrave dhe hipokrizive të Rusisë”, Zelensky pas përplasjes së Ramës me Rusinë

Me fillimin e Debatit të Madhe në Këshillin e Sigurisë në OKB, pati dhe një përplasje mes Edi Ramës dhe delegatit të Rusisë.

Kryeministri shqiptar kryeson këtë debat dhe aty ishte i ftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kjo ka qenë e papranueshme për delegacionin rus, i cili i ka kërkuar llogari Ramës në cilësinë e kryesimit të KS-së.

Rama iu kthye se kjo nuk është një precedent i presidencës shqiptare, pasi Zelensky ka qenë i ftuar edhe herë të tjera në Këshillin e Sigurisë.

Sipas Rusisë, presidenti Zelensky nuk duhet të jetë i ftuar në mbledhje pasi Ukraina nuk është pjesë e KS-së.

Në një moment Rama i tha delegatit rus se nëse ti do që Zelensky të mos flasë këtu, ndalojeni luftën në Ukrainë dhe ai nuk do të flasë.

Këtë pasazh të shkurtër e ka ndarë në rrjetin social X edhe presidenti Zelensky duke u shprehur:

I dashur Edi Rama, sot në KS ti tregove botës se si të përballosh korrektësisht Rusinë, gënjeshtrat e saj, dhe hipokrizinë e saj. Të falënderoj për drejtimin e Presidencës me një sjellje kaq parimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...