0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash/ Parashikimi i motit sot

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen duke sjellë reshje shiu dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer kthjellime në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT