9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Zgjedhjet e 25 Prillit / Mbërrijnë në magazinat e KQZ të gjitha pajisjet që do të kryejnë identifikimin elektronik

Pjesë e votimeve elektorale këtë vit do të jenë pajisjet më të avancuara teknologjike që do të kryejnë identifikimin elektronik, që shërben për të garantuar zgjedhje transparente e duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore.

Kjo pajisje regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja zbulon dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.

Në magazinat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë mbërritur të gjitha pajisjet, të cilat do të përdoren më 25 prill për identifikimin elektronik të votuesve në të 5199 Qendrat e Votimit.

Por jo në të gjitha Qendrat e Votimit janë të garantuar operatorë, të cilët do kenë si detyrë implementimin dhe monitorimin e procesit të identifikimit elektronik të zgjedhësve. KQZ vijon trajnimin e rreth 4 mijë operatorëve, ndërkohë që thirrja për aplikime mbetet e hapur. Mangësi ka kryesisht për Qendrat e Votimit në zona rurale.

Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku, garanton se nëse për një arsye, një pajisje mund të bllokohet e nuk do funksionojë, atëherë do të zëvendësohet për të vijuar më pas me identifikim të votuesve dhe procesin e votimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përmbyllur testimin përfundimtar të pajisjeve që do të përdoren për identifikimin elektronik. Gjatë ditës së votimit, inspektorë të KQZ do të jenë në terren për të vëzhguar zbatimin e këtij procesi.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...