26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Alketa Vejsiu i dha lamtumirën të atit : “Siç ma le porosi të fundit, me muzikë po të jap lamtumirën më të trishtë”

Babai i moderatores së njohur shqiptare, Alketa Vejsiut, ka ndërruar jetë pas një periudhe të vështirë shëndetësore që ka përjetuar gjatë muajve të fundit.

Postimi i Alketa Vejsiut:

Ndarja me ty nga kjo jetë, është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad.

Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja; por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri më mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonatë, do të vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri-tjetri; edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja më shumë të dolën… Ndarja për ne ishte e papërballueshme; na qante shpirti.

Siç ma le porosi të fundit; me muzikë po të jap lamtumirën më të trishtë o zemërbardhë! S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që s’e zëvendëson asgjë dhe askush. Vetëm tani mund të kuptoj çdo njeri që ka kaluar në këtë rrugë dhimbjeje dhe ka humbur babain, nënën apo dikë të shtrenjtë. Zemra ime ju ndjen të gjithëve.

E di që e kishe ëndërr të këndonim këngën “Comme toi” sërish në “X Factor” bashkë ; s’ia dolëm dot!

Por e kemi kujtimin më të bukur të jetës aty në skenë. Me Borën e Bardhë/ Tombe La Neige që do sjellë dhe dimrin më të trishtë të jetës sime.

Ti njeri artist me kaq shumë talente asaj skene duhet t’i përkisje; që e mësove pianon dhe kitarën pa mësues dhe shkollë, dhe që jetën e kishe këngë dhe buzëqeshje; ti që çelës soli kishe dashurinë; më ke lënë një boshllëk në shpirt që nuk do të mbushet kurrë.

Gjithçka do të bëja të dhuroja, të blija a të shtoja pak kohë jete. Këtë s’e bëra dot edhe pse luftuam të dy aq shumë që t’ia dilnim. Por besoj që kam përmbushur një mision tjetër; të të bëja të lumtur dhe krenar. E kisha motiv jete këtë.

Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve tek “Spitali Katolik i Tiranës” / Zonja e Këshillit të Mirë; bënë të pamundurën këto muaj të fundit për ty; nuk do t’i harroj kurrë. Ndiej pafund, pafund mirënjohje. Keni qenë një ekip i jashtëzakonshëm.

Shëndet dhe jetë për prindërit tuaj. Sa i keni gjallë; bëjini të lumtur! Unë bëra gjithçka, gjithë jetën për këtë! Tani s’më mbetet gjë tjetër përveçse ta mendoj veten si vazhdim të babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...