28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bën thirrje për më shumë ndihmë nga SHBA fton Donald Trump të vizitojë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një thirrje urgjente Shteteve të Bashkuara për të ofruar më shumë ndihmë në përpjekjet e tyre për të përballuar konfliktin me Rusinë. Ai gjithashtu ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, që të vizitojë Ukrainën dhe të shohë me sytë e tij shkallën e këtij konflikti.

Zelensky argumenton se ushtarët amerikanë mund të përfshihen në një konflikt më të madh në Evropë me Rusinë nëse Shtetet e Bashkuara nuk rrisin ndihmën e tyre. Ky thirrje bëhet në një moment kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të larta, dhe ka një nevojë të rëndësishme për përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar në këtë situatë.

“Nëse Rusia na vret të gjithë neve, ata do t’i sulmojnë vendet e NATO-s dhe ju do t’i dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja [për të luftuar]”, është cituar të ketë thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin NBC, që do të transmetohet të dielën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë një paketë ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve, dhe një pjesë e këtyre mjeteve është planifikuar të ndahet për Ukrainën.

Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, ka insistuar që do t’i çojë përpara paketat e veta të financimit.

Përgjatë intervistës, Zelensky e ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, republikan, që ta vizitojë Ukrainën dhe ta shohë shkatërrimin që ka lënë mbrapa lufta e nisur nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Trump, i cili synon ta fitojë edhe një mandat presidencial më 2024, dhe është kandidat kyç për ta fituar nominimin e partisë së tij, ka qenë kritik i ashpër i ndihmës amerikane për Kievin, dhe ka thënë se do t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, nëse zgjidhet.

“Nëse mund të na vizitojë këtu, më duhen 24 minuta për t’ia sqaruar presidentit Trump që ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë. Ai nuk mund të sjellë paqe, për shkak të Putinit”
, ka thënë Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...