33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet menaxheri i pikës së karburantit pas shpërthimit: akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë

Menaxheri i një pike karburanti është arrestuar një ditë pas shpërthimit të ndodhur në biznesin e tij në kryeqytet. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse në vendin e punës.

Shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të një depoje të gazit, e cila ishte ngjitur me pikën e karburantit. Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur menaxheri i pikës me inicialet M. Ç. dhe shoferi i autobusit me inicialet M. K. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Rrugën Bardhyl. Autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, menaxher në një pikë karburanti në Rrugën Bardhyl.

Ditën e djeshme, në karburantin ku ky shtetas punon, gjatë momentit të shkarkimit të lëndëve djegëse nga depozita e autobotit për në depozitat e tjera, ka ndodhur një shpërthim zjarri, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi M. S., dhe shtetasi M. K., shoferi i autobotit.

42-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi M. K., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...