Në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi pranë Kryeministrisë, janë zbuluar detaje të reja.
Automjeti “Mercedes Benz”, i cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin.
Mësohet se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Fatmirësisht, aksidentin e ka parë një mjek i cili ka ofruar ndihmën e parë për të plagosurit.
Kjo ndërhyrje e menjëhershme ka ndihmuar në trajtimin e viktimave të aksidentit. Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë ngjarjen për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe përgjegjësinë e mundshme.