19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tensione në Lindjen e Mesme/ Sekretari i Shtetit Blinken zhvilloi takim të papritur me Presidentin Palestinez Abbas

Sekretari i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një vizitë të papritur në Ramallah, ku u takua me udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Takimi vjen në kontekstin e tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Gjatë bisedimeve, Sekretari Blinken bëri të qartë se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë. Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, kërkoi një armëpushim të menjëhershëm izraelit, ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netannyahu tha se kërkesa për armëpushim nuk do të merret parasysh derisa të lirohen të gjithë personat e marrë peng nga Hamasi.

Sekretari Blinken riafirmoi angazhimin amerikan për ndihmë humanitare dhe rifillimin e shërbimeve thelbësore në Gazë gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit.

Sekretari Blinken dhe zoti Abbas diskutuan përpjekjet për të rikthyer qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, përfshirë nevojën për të ndaluar dhunën ekstremiste kundër palestinezëve dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që sulmojnë palestinezët”, tha zoti Miller.

Sekretari Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për avancimin e masave të barabarta të dinjitetit dhe sigurisë si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët. Sekretari Blinken shprehu gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të punuar drejt realizimit të aspiratave legjitime të palestinezëve për krijimin e një shteti palestinez”, shtoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se gjatë takimit, udhëheqësi u autoritetit palestinez Mahmoud Abbas kërkoi një armëpushim të menjëhershëm izraelit pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë se dhjetëra njerëz kishin humbur jetën gjatë sulmit në një kamp refugjatësh të shtunën në mbrëmje. Sekretari Blinken ka bërë thirrje për pauza humanitare në konflikt, diçka që Izraeli e ka refuzuar deri më tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...