25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Zaçaj, vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës në përvjetorin e 25-të

Në përvjetorin e 25-të të Kushtetutës së Shqipërisë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, ka mbajtur një fjalim në konferencën ndërkombëtare me temë “25 VJET TË KUSHTETUTËS SHQIPTARE”. Në këtë ngjarje, ajo ka theksuar rëndësinë e gjyqësorizmit të politikës si tregues i rolit të pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

Kryetarja Zaçaj ka përmendur se Kushtetuta është fjala kryesore e diskursit politik dhe shoqëror në Shqipëri dhe se për 25 vjet, ka qenë streha e përbashkët që garanton shtetin e së drejtës dhe të drejtat njerëzore. Ajo ka theksuar se Gjykata Kushtetuese, përmes interpretimit, bën normën kushtetuese realitet dhe e sjell atë në jetë.

Gjatë fjalimit të saj, Kryetarja Zaçaj ka vënë në dukje rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si sjellje e duhur, e vetme dhe e nevojshme për të zbatuar Kushtetutën.

Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor, mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara.

Në vijim të fjalës përshëndetëse Kreu i Kushtetueses u ndal te aksionet politike të cilat e kanë devijuar diskursin politik nga organi i zgjedhur nga populli në një debat gjyqësor kushtetues.

“Gjyqësorizimi i politikës tregon në fakt nga njëra anë nevojën dhe rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, por nga ana tjetër tregon edhe rrezikun e transformimit të Gjykatës në pjesë të procesit politikbërës. Gjykata Kushtetuese ka treguar kurajo dhe profesionalizëm në ushtrim të funksionit të saj duke shfuqizuar norma sa herë që ato nuk janë në përputhje me Kushtetutën, e ndërgjegjshme se ajo ka vetëm gomën kurse lapsi i takon Parlamentit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...