14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Sekuestrim i pasurisë së trafikantit shqiptar në Itali: Vilë, 4 makina luksoze dhe 600 mijë euro cash

Një trafikant i njohur shqiptar, i njohur si Geront Dedja, është goditur nga një masë e forta ligjore në Itali, ku i janë sekuestruar një vilë, katër makina luksoze dhe një shumë prej 600 mijë euro në cash.

Dedja, 44 vjeç, i dënuar më herët për trafik ndërkombëtar droge dhe ndihmë për emigracionin e paligjshëm, është shpallur një eksponent i krimit të organizuar shqiptar. Sekuestrimi është kryer pas një hetimi të Seksionit Antikrim të Komisariatit të Torinos dhe ka një qëllim konfiskimi të pasurisë së tij.

Ky veprim vjen pas disa viteve pasi Dedja u dënua në vitin 2002 për ndihmë në emigracionin klandestin dhe trafik ndërkombëtar droge. Hetuesit e Torinos kanë kryer masa të forta për të goditur pasurinë dhe aktivitetet e tij kriminale.

Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës. Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj. Mes tyre ishte edhe Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, djali i ish- deputetit, Vangjel Tavanxhi.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali, ndërsa droga merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Më herët është raportuar se heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali. Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milion lekë të reja. Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004. Një pjesë e grupit Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006 në Shqipëri, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

Grupi kriminal Poter-a përbëhet nga Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate si dhe
Gëzim Mekaj e Robert Peçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT