29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kryeministri britanik anuloi takimin me kryeministrin grek pas komenteve për skulpturat e ‘Partenonit’

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzoi homologun britanik Rishi Sunak për anulimin e një takimi në Londër për shkak të mosmarrëveshjeve mbi skulpturat e Partenonit. Greqia kërkon kthimin e skulpturave nga Muzeu Britanik, ndërsa kryeministri britanik mbrohet duke thënë se ato janë blerë ligjërisht. Bisedimet për një marrëveshje të mundshme nuk po përparojnë sa duhet, shpreh pakënaqësi Mitsotakis.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzoi homologun e tij britanik Rishi Sunak se kishte anuluar një takim të planifikuar mes tyre për të martën në Londër, për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike mbi skulpturat e Partenonit.

Greqia i ka kërkuar shpesh Muzeut Britanik që të kthejë skulpturat 2500-vjeçare që diplomati britanik Lord Elgin mori nga tempulli i Partenonit në fillim të shekullit të 19-të kur ai ishte ambasador në Perandorinë Osmane.

Shpreh keqardhjen që kryeministri britanik anuloi takimin e planifikuar mes nesh, vetëm disa orë para se ai të mbahej”, tha zoti Mitsotakis në një deklaratë.

Qendrimet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Partenonit janë të mirënjohura. Shpresoja t’i diskutoja ato me homologun tim britanik. Cilidp që beson në drejtësinë e qendrimeve të veta nuk ka frikë kurrë të përballet me argumente,” tha ai.

Qeveria greke ka qenë në diskutime me kryetarin e Muzeut Britanik, George Osborne, për një marrëveshje të mundshme për skulpturat, të cilat kanë qenë një burim mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për shekuj me radhë.

Kryeministri Mitsotakis shprehu pakënaqësinë në një intervistë me BBC-në të dielën se bisedimet mbi një kthim të mundshëm të skulpturave në Athinë nuk po përparonin aq shpejt sa ç’duhej.

Një zyrtar i qeverisë britanike, i cili foli në kushtet e anonimitetit, tha se mosmarrëveshja mbi statujat nënkuptonte se nuk ishte e përshtatshme që të mbahej takimi.

Më herët, një zëdhënës i zotit Sunak tha se nuk kishte në plan t’i kthente skulpturat. E pyetur në lidhje me deklaratën e zotit Mitsotakis, zyra e kryeministrit Sunak tha se marrëdhënia e Britanisë me Greqinë ishte “shumë e rëndësishme” dhe të dy vendet duhej të punonin së bashku për sfidat globale si zgjidhja e migracionit të paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...