35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Detajet e arrestimit të kryekomisarit Stilian Pasho për dyshime të trafikimit të narkotikëve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Rajonin Korçë-Elbasan ka publikuar detaje të arrestimit të Kryekomisarit Stilian Pasho, i cili kishte detyrën e Shefit të Sektorit të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Duke iu referuar urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, Kryekomisari S.P., 53 vjeç, është ndaluar në kuadër të procedimit penal të vitit 2023 për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Dyshohet se ai ka shfrytëzuar pozicionin e tij në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit (DVKM) Korçë për të favorizuar një shtetas në kryerjen e trafikimit të drogës.

Sipas hetimeve, Kryekomisari S.P. ka favorizuar shtetasin L.L. që të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa u nënshtruar kontrollit kufitar në mjetin e tij. Ai dyshohet se ka dhënë urdhër vartësve të tij për mos kryerjen e kontrolleve në mjetin e shtetasit të favorizuar.

Bashkëpunimi me Policinë greke ka rezultuar në kapjen e 26 kg lëndëve narkotike në Greqi. Hetimet e vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe ndjekjen penale të tyre. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përgëzuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...