20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja në Laknas/ Pendohet Maliq Marku: Qëllova në gjaknxehtësi

70-vjecari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe viktima dhe i plagosuri tjetër e kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme.

Para uniformave blu ai ka konfirmuar debatin që kanë patur ditën e djeshme sa i përket mosmarrëveshjeve për kanalizimet. Sipas 70-vjecarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët, por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre.

Ai ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer.

70-vjeçari Maliq Marku prej dy vitesh jetonte në Angli dhe kishte vetëm një javë që ishte kthyer në vend. Me kthimin e tij, u rikthyen edhe konfliktet me dy familjet fqnije për kanalin e ujërave të zeza.

Debati degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, ku Marku qëlloi për vdekje Shefqet Hasën, që punonte si shofer i linjës së Kamzës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...