Identiteti i të riut shqiptar që u gjet i vdekur pranë banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen është zbardhur. Ai është Reols Hysneli, 27-vjeç, njohur ndryshe si Alonso, me origjinë nga Burreli. Identifikimi u krye përmes shenjave të gishtave, pasi i riut nuk iu gjetën dokumente në momentin e zbulimit të trupit.
Reols Hysneli ishte i njohur për policinë gjermane pasi dhe më parë kishte rënë në pranga, faktor i cili ndihmoj në identifikimin e tij.