15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

‘Karriget mos i prekni,nuk e kanë privat Parlamentin’, Salianji i kthehet Gardës

Seanca parlamentare shndërrohet në një skenë tensioni, kur deputetët e opozitës pritën kryeministrin Edi Rama me brohoritje dhe kontroversa në momentin e mbërritjes së tij në sallën e seancave plenare.

Ndërkohë që punonjësit e Gardës nuk lejuan vendosjen e karrigeve në pjesën e foltores, tensionet u rritën. Deputeti Ervin Salianji ndërhyri me thirrjen: “Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget.”

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shtoi Salianji. Ndërkohë, deputetja Ina Zhupa shprehu dyshime duke thënë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës.” Tensionet dhe akuza të ndryshme shtohen në një seancë parlamentare që po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT