28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sali Berisha: Rënia e njohurive sipas raportit PISA, pasojë e korrupsionit dhe politizimit të arsimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë shtypi ku ka analizuar raportin e PISA për Shqipërinë. Raporti tregon se njohuritë e 75% të 15-vjeçarëve shqiptarë në matematikë, lexim dhe shkencë kanë përkeqësuar në 4 vitet e fundit. Berisha ka akuzuar korrupsionin dhe punësimin e militantëve të Partisë Socialiste (PS) si mësues si faktorë kyç për këtë rënie dramatike. Ai ka theksuar se korrupsioni dhe politizimi i arsimit kanë çuar në shkatërrimin e sistemit arsimor dhe në zhbërjen e arritjeve të fituara nga Shqipëria në periudhën 2006-2013. Berisha ka kritikuar fuqishëm qeverinë aktuale dhe ka vlerësuar se ky raport është dëshmia më flagrante e shpërbërjes së arsimit në vend.

“PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar. Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.

Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.

Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë”- u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...