12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Ministrja Manastirliu shpall planin transformues për sistemin arsimor Shqiptar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar një plan të gjerë për transformimin e sistemit arsimor në Shqipëri në Kongresin e Partisë Socialiste. Plani synon të përmirësojë cilësinë dhe aksesin në shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi disa pika kyçe të planit:

Rritje e Pagave për Mësuesit: Viti 2024 do të shënojë një rritje historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të tyre në 950 euro. Kjo hapi synon të tërheqë dhe të mbajë individë të talentuar në profesionin e mësuesit.

Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: Nisja e një programi të tillë në vitin 2024 që ofron trajnime efektive për mësuesit në lëndët kryesore të shkencave dhe gjuhës, për të përmirësuar aftësitë pedagogjike.

Shkolla 2030: Transformimi i arsimit parauniversitar përmes përmirësimit të kurrikulës, zhvillimit të kompetencave të nxënësve, investimeve në infrastrukturë shkollore dhe rritjes së aksesit në teknologjinë digjitale.

Reforma në Arsimit Profesional: Një hap drejt forcimit të një sistemi arsimor tërëpërfshirës, duke shtrirë mundësitë për të rinjtë drejt një karriere të sigurt.

Arsimi i Lartë në Dimensionin Europian: Hyrja në një dimension të ri në arsimin e lartë, duke integruar programe të përbashkëta dhe zgjeruar ofertën akademike nëpër universitete prestigjioze ndërkombëtare, përmes krijimit të Kampusit të Tiranës.

Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Me rritjen e pagave, jo vetëm mbështesim mësuesit në sistem, por synojmë të tërheqim dhe të mbajmë individë të talentuar në profesionin e mësuesit për Shqipërinë e sotme por edhe për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Manastirliu në Kongresin e PS.

Gjithashtu, një pjesë thelbësore e planit është dhe Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve që synon të ofrojë trajnime efektive për mësuesit në lëndët kryesore të shkencave dhe gjuhës. Ministrja tha se ky plan do të nisë që vitin e ardhshëm.

Për mësuesit në 2024 do të nisim Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, që do të mundësojë trajnime për praktikat efektive të mësimdhënies në matematikë, gjuhë e shkenca, për të pasuruar aftësitë pedagogjike, në funksion të rritjes së nivelit të njohurive dhe nevojave të çdo nxënësi.

Për të përballuar kërkesat e tregut të punës, qeveria dhe Ministria e Arsimit synojnë gjithashtu të ndërtojnë një dimension të ri për arsimin e lartë. Kjo do të bëhet duke ndërthurur programe të përbashkëta dhe duke zgjeruar ofertën akademike edhe përtej kufijve për të përshtatur nevojat e tregut të punës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...