27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Basha: “SHBA i vendos “një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi deklaratat e bëra nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Basha tha se SHBA i vendos “një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit”.

“PS nuk ka nevojë të angazhojë qytetarë të mbrojnë votën, sepse qeveria e ardhshme do të garantojë që të mbyllë një herë e mirë zgjedhjet si arenë e përplasjeve. Jam dakord me deklaratën e Kim. Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosin një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit.

Ambasadorja amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rëndësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit. Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin”, u shpreh kryedemokrati.

Duke iu referuar ngjarjes në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një përleshjeje mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë, Kim u shpreh: “Gjëra të tilla të tmerrshme si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë diçka e së shkuarës, nuk ka vend në të ardhmen. Është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta, përgjegjësi e tyre për të siguruar qetësi dhe të mos ketë vend për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...