23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt, për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt, i cili ka kërkuar që të mos gjykohet me gjykim të shkurtuar, por me procedurë të zakonshme. Pasi iu refuzuar kërkesa, Çekaj u largua nga seanca, ndërsa theksoi se nuk do të dëshironte që të mbrohej më nga dy avokatë e tij Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Ndërkaq seanca e radhës është shtyrë për më datën 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japë vendimin. Në shkallën e parë Çekaj është dënuar me 14 vite burg, për trafikun e 613 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane nga Ekuadori.

Tre vite më parë dhe konkretisht me datën 27 shkurt 2018, Policia sekuestroi një sasi prej 613 kg kokaine që ishte importuar bashkë me ngarkesën e bananeve që ishin porositur nga vetë Arbër Çekaj, asokohe administrator i kompanisë “Arbri Garden”..

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë e cila u pranua edhe nga Gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën, duke u dënuar përfundimisht me 14 vjet burg. Çekaj i mohoi vazhdimisht akuzat, duke mos e pranuar përfshirjen e tij në trafik.

Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i “Arbri Garden” u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi kontejnerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT