33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi jep këshillat e fundit për procesin e votimit

Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë këshillat e fundit sesi qytetarët do të votojnë ditën e nesërme.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi shpjegoi trë mënyrat e votimit.

“Në cdo qendër votimit do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku do jenë emrat e partive dhe koalicioneve si dhe numrat që i korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe kandidojnë edhe kandidatë të pavarur me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në një nga tre mënyrat.

E para, një votues mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, duke vendosur X ose +.

E dyta është ajo që ka të bëjë me votimin edhe për partinë edhe për koalicionin, duke vendosur X ose + përbri logos së partisë, ndërkohë mund të zgjedhë edhe një nga kandidatët e asaj partie ose koalicioni.

Mënyra e tretë, votuesi mund të votojë edhe vetëm për një kandidat duke vendosur shenjën X ose +.”, tha Celibashi.

Po ashtu Celibashi bëri të ditur se janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore dhe nuk ka pasur asnjë problematikë.

“Ka përfunduar shpërndarja e bazës material zgjedhore në të gjitha KZAZ dhe sot ka filluar shpërndarja për çdo qendër votimi. Nga raportimet e KZAZ deri tani procesi ka shkuar mirë, nuk ka parregullsi për shpërndarjen e bazës zgjedhore, përfshi këtu edhe shpërndarjen e 5199 pajisjeve të identifikimit elektronik.

5199 pajisje të identifikimit elektronik, kjo pajisje bashkë me pjesën tjetër të materialeve do ti dorëzohet sot qendrave të votimit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...