14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Analizë e rezultateve të ‘PISA 2022’ dhe plani i Ministrisë së Arsimit për përmirësim

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë një analizë vjetore të arsimit, duke përfshirë rezultatet e testimin PISA 2022. Nga analiza ka rezultuar se aftësitë e 15-vjeçarëve shqiptarë kanë përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar. Ministria ka njoftuar se ka hartuar një plan për përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025, duke filluar zbatimin e menjëhershëm të këtij plani.

Ministrja Manastirliu theksoi se plani përfshin një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish që do të angazhojnë të gjithë aktorët në fushën e arsimit. Analiza e rezultateve ka nxitur një qasje të personalizuar për secilën shkollë pjesëmarrëse në PISA 2022, me qëllim identifikimin e dobësive specifike. Trajtimi i mësuesve për testimet ndërkombëtare dhe hartimi i materialeve mbështetëse për përmirësimin e mësimdhënies janë pjesë e planit të propozuar nga Ministria e Arsimit.

Pas një periudhe 4-vjeçare nga rezultatet e programit PISA 2018, Shqipëria ka përjetuar një përkeqësim të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës sipas rezultateve të PISA 2022. Në këtë kontekst, vendi ka zënë vendin e 62 në një total prej 80 vendeve që kanë marrë pjesë në testim, duke vijuar një trend të ngjashëm me rezultatet e vitit 2018.

Ne kemi hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025. Ky plan synon zbatimin e menjëhershëm, nga ky muaj. Përfshin një serë aktivitetesh dhe veprimtarish dhe hapa konkrete që bëjnë bashkë të gjithë aktoret në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal I agjencive tona, dhe padyshim fuqizimi I angazhimit mësues-nxënës.

E para, ashtu siç kemi analizuar rezultatet e përgjithshme, detyra e parë është analizimi i secilës shkollë pjesëmarrëse në PISA 2022, të angazhimit të stafeve për të identifikuar specifikisht dobësitë specifikime, në zhvillimin më pas të strategjive të përshtatshme për përmirësim.

Trajtimi i mësuesve është një shkallë e rëndësishme, trajnimi është për testimet ndërkombëtare në raport edhe me kuptueshmërinë, edhe me angazhimin por edhe me trajnimin sa u përket dijeve dhe aftësive pedagogjike duhet bërë në vazhdim.

Organizimi i trajnimeve dhe mentorimeve periodike për mësuesit e gjuhës, leximit, matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencave do të realizohet nëpërmjet materialeve mbështetëse, të cilat janë duke u hartuar për përmirësimin e mësimdhënies në këto fusha dhe përgatitja e një kornize të detajuar të përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare, me qëllim që institucionet arsimore të mundet të integrojnë filozofinë e këtyre testimeve në punën e tyre me nxënësit në mënyrë periodike”, deklaroi ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...