14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Meta nga Elbasani: “Prokuroria dhe Policia të marrin masa, të parandalojnë çdo incident”

Pas takimit që zhvilluan në një nga hotelet në qendër të qytetit të Elbasanit, me drejtuesin politik të PD në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga ish-ministri Edmond Panariti dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Meta theksoi se me Bardhin diskutoi mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani.

Presidenti tregoi se në lidhje me këtë çështje do të merret vetë personalisht dhe i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në këtë ditë historike.

“Kujt nuk i pëlqen dy gishtat mbaj dhe grushtin, dy gishtat janë të demokracisë, të fitores së kushtetutës, vendosmërisë për të forcuar themelet e Republikës përmes votës së lirë dhe të barabartë. U njoftova që kishte disa probleme teknike, do të njoftojmë edhe KQZ të marrim masa. Sapo folëm në telefon me zotin Soreca dhe i kërkova që të parandalojmë çdo incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan dhe arsye ka. Duke iu referuar dhe ngjarjes së rëndë në Elbasan. Unë thërrita zotin Bardhi si përfaqësues i opozitës. E pyeta nëse e ka thërritur Prokurori për kallëzimin që ka bërë, ai është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit.

Prokurorët duhet të parandalojnë çdo krim zgjedhor sado i vogël që është ai. Asnjë s’do të votojë dy herë, vota jona sot do të jetë e barabartë. Presidenti është Kryetari i Shtetit, garant i mbrojtës së Kushtetutës, Presidenti përqafon ato që kanë votuar, ata që po presin dhe i fton të votojnë për alternativën që duan, të lirë dhe pa presion. Kanë mundësi të shkëlqyer të japin kandidatin që duan. Pjesëmarrja do të jetë historike. Për hetimin e ngjarjes tragjike do të merrem personalisht ditët që vijnë.

Policia e Elbasanit të jetë në veprim, të zbardhet objektivisht dhe të rritet gatishmëria për të parandaluar çdo incident, sepse përgjegjësia do të jetë e madhe për policinë dhe Prokurorinë nëse ndodh një incident. Kam marrë sigurinë nga Bardhi që opozita është e kujdesshme. Në paqe të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin të lirë. Të mbretërojë ligji, arsimi, sot e 100 vite. BE dhe OHDIRI do të plotësojnë vëzhgimin, të gjithë të jenë të qetë sepse vota do të shkojë aty ku do hidhet dhe do të respektohet vullneti i qytetarëve. Kjo është ditë vendimtare, historike, i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e kësaj dite historike”, tha Meta.

Ndërsa Gzment Bardhi i pyetur për takimin me presidentin u shpreh:
“Presidenti kërkoi një informacion për situatën e këtyre orëve dhe unë dhashë informacione në emër të opozitës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...