8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Drini Zeqo bën deklaratën pasi u largua: Mund të rikthehem në Big Brother Vip 3

Pas largimit të papritur nga Big Brother Vip 3, vetëm pas katër ditësh të spektaklit, Drini Zeqo ka lënë hapur mundësinë e një rikthimi. Në një intervistë për Big Brother Fun Club, ai tha se nuk dihet asnjëherë, dhe se Vëllai i Madh (Big Brother) ka forma të mistershme. Drini Zeqo shprehu misterin që rrethon situatën dhe tha se në një javë ka ndodhur shumë, duke lënë hapësirë për ndryshime të tjera të papritura në të ardhmen. Largimi i tij nga gara e Big Brother u shkaktua nga kujdesi për motrën e tij, e cila vuante nga një problem i shëndetit mendor. Drini tregoi se kauza e tij ishte të kujdesej për motrën dhe të jetonte pranë saj në këtë moment të vështirë.

Nuk i dihet ka thënë ai në Big Brother Fun Club, duke lënë të nënkuptohet se edhe mund të rikthehet.

“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra s anuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha gazetari.

Kujtojmë se në primen e të shtunës, Drini tregoi se arsyeja e lënies së garës ishte motra e tij, për të cilën tha se vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe i duhej të qëndronte pranë saj.

“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që Big Brother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të ecësh të kesh dhe një kauz.

Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë.

Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën.

Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...