27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në qytetin e Shkodrës/ Arreestohet 32-vjeçari

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në qytetin e Shkodrës.

Policia bën me dije se incidenti është shënuar në Qendrën e Votimit Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”.

Mësohet se 32-vjeçari me inicialet D.U është arrestuar nga policia.

“Nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi D. U., 32 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit”, sqaroi policia.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:00, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin nr. 3 të datës 25.04.2021 të Qendrës së Votimit është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Pas marrjes se vendimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë hyrë brenda Qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi D. U., 32 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...